Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angari
angari:

angarí,-a f. sh. -(të) 1. edhe si mb., punë e detyruar e pa shpërblim; / fig. punë që bëhet pa dëshirë e shkel e shko: punë angari. 2. si ndajf. me detyrim e pa shpërblim; / fig. pa dëshirë e shkel e shko: e bëri angari.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ruheshin edhe bashkësitë e lira fshatare. Si më parë, edhe tani shteti bizantin duke ruajtur pronat e vogla fshatare dhe duke ndaluar rrënimin e tyre, kërkonte të siguronte një prodhim sa më të madh drithërash, të mblidhte taksat dhe të rekrutonte ushtarë. Fshatarët ishin të detyruar të kryenin edhe angari të shumta në hapjen e rrugëve, në ndërtimin e urave e të kështjellave. Për t’u shkëputur nga vështirësitë ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nëpunësve të financave dhe për të mos u kthyer në kolonë, fshatarët kërkuan mbrojtjen e pronarëve të mëdhenj me ndikim...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
anarki:

anarkí,-a f. sh. -(të) gjendje e çrregullt, kur nuk ka shtet a nuk veprojnë ligjet; pështjellim e rrëmujë, ngaqë mungon drejtimi e organizimi.

andart:

andárt,-i m. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i çetave të komitëve grekë në shërbim të ushtrisë e të qeverisë shoviniste.

angërr:

áng/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. cipë, lëkurëz: angrra e mushkërive. 2. sh. përbrendëse. 3. zgavër.

hangar:

hangár,-i m. sh. -e(t) ndërtesë e posaçme për të mbajtur vegla bujqësore, për të tharë misër etj.; ndërtesë për strehim e shërbime të avionëve: hangar duhani (pambuku); hangar për avionët e vjetër.

pangarë:

pangárë (i, e) mb. 1. i paprekur; i panisur. 2. i palëvruar: tokë e pangarë.