Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angësht
angësht:

ángësht (i, e) mb. 1. i ngushtë: mëngë të angështa. 2. fig. dorështrënguar. 3. fig. fjalëpakë.

angësht:

ángësht ndajf. ngushtë.

Sinonime / Të përafërta:
dorështrënguar
ngushtë
Të ngjashme:
angështi:

angështí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i angësht. 2. fig. ankth. 3. zagushi.

anglisht:

anglísht ndajf. në gjuhën angleze: përkthim anglisht.

angështoj:

angësht/ój kal., -óva, -úar ngushtoj.

lagësht:

lágësht (i, e) mb. 1. që ka lagështirë; kund. i thatë: tesha të lagështa; ajër i lagësht. 2. që është me reshje; kund. i thatë: kohë (klimë) e lagësht; vjeshtë e lagësht.