Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angërr
angërr:

áng/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. cipë, lëkurëz: angrra e mushkërive. 2. sh. përbrendëse. 3. zgavër.

Sinonime / Të përafërta:
cipë
lëkurëz
përbrendëse
zgavër
Të ngjashme:
angari:

angarí,-a f. sh. -(të) 1. edhe si mb., punë e detyruar e pa shpërblim; / fig. punë që bëhet pa dëshirë e shkel e shko: punë angari. 2. si ndajf. me detyrim e pa shpërblim; / fig. pa dëshirë e shkel e shko: e bëri angari.

ngurr:

ngurr kal., -a, -ur e ngrij si gur, i ndal lëvizjen; fig. i ndal vrullin: e ngurri bishtin; ia ngurri hovin; / jokal. qëndroj në vend pa lëvizur; shtang.

cangër:

cángër mb. i fortë, i ngurtë; i ndenjur, bajat: bukë cangër.

ëndërr:

ënd/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. diçka që na duket se e shikojmë ose e provojmë në gjumë: pashë një ëndërr; e pashë (m’u shfaq, më doli, m’u bë) në ëndërr. 2. dëshirë e zjarrtë për diçka që duam të na plotësohet në të ardhmen: ëndrrat e rinisë; diçka e krijuar nga imagjinata; dëshirë që nuk mund të plotësohet: ëndërr me sy hapur (në mes të ditës, në diell) ëndërr që nuk mund të plotësohet kurrë; rronte me ëndrra; kjo është një ëndërr për mua.

kandërr:

kánd/ërr,-rra f. sh. -rra(t) emërtim i përgjithshëm për mizat, për mushkonjat etj., me trup të ndarë në tri pjesë (kokë, kraharor, bark), me tri palë këmbë e dy palë krahë; insekt.