Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anetar
anëtar:

anëtár,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i një partie, i një shoqate, i një komisioni etj.: anëtar i këshillit bashkiak.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private. Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së përbashkët...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...konformistët, gënjeshtarët, dallkaukët, demagogët, protejt politikë, mediokritetet, diletantët, mendjemëdhenjtë, fodujt, që i fusin gishtërinjtë e tyre në marrëdhënjet në mes njerëzve, kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë burim i frymëzimit të shkrimtarëve, të cilëve nuk u është njësoj se nga ecin anëtarët e gjinisë së tyre. Krijuesit letrarë, që e kanë ndjerë nevojën të angazhohen, i kanë sulmuar dukuritë e tilla dhe individët e tillë ose në mënyrë të tërthortë, me ironi simbolike — kur s'kanë guxuar të zbulohen plotësisht, ose drejtpërdrejt me anën e humorit kur kanë dashur të theksojnë se pesha...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...vërtet ashtu, pothuajse anagramë. Gjashtë shkronjat e emrit “Migenë”, të renditura ndryshe, jepnin saktësisht “enigmë”-n. Shtatë ditë, sot e teta, tha me vete, tek po gjerbte kafenë disa ditë më pas, tek e njëjta tryezë e “Dajtit”. Nga e djathta e tij, drejtori i Teatrit, i ulur në tryezë me anëtarët e delegacionit kulturor kuban, të porsambërritur në Tiranë, bënte ç'bënte kthente kryet, si për t'u bindur se njeriu që pinte kafenë qetësisht tri tryeza më tutje ishte pikërisht ai, Rudian Stefa, me një premierë të shtyrë përkohësisht dhe me një tjetër dramë në pritje. Do që ta bësh lëmsh...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...i kishin sterrë. Pritej ardhja e kontit. Nuk e merrja dot me mend përse bëhej kjo mbledhje. Mos vallë vërtet do të merrej ndonjë vendim për braktisjen e punimeve? Ishte e vështirë që kryezoti ynë të kthente qoftë edhe një përqindje të vogël të parave të marra. Ata nuk ia dinin kokën atij. Anëtarët e dërgatës rrinin si të mbërthyer mbi ndenjëset e larta. Njeriu i kërrusur, që e kishte nëmur aq rëndë plaka Ajkunë, ishte midis tyre. Këto mbledhje po më bëheshin të bezdisshme. E aq më tepër kur ishte fjala për gjuhën e çakërdisur të rrugorëve, pas përkthimit të së cilës dy ditë rresht nuk...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
afetar:

afetár,-e mb., edhe si em., që nuk beson në asnjë fe, jofetar; i pafe.

arëtar:

arëtár,-i m. sh. -ë(t) bujk.

anëtare:

anëtár,-e, -ja f. sh. -e(t).

abetare:

abetár/e,-ja f. sh. -e(t) libër fillestar për të mësuar shkrim e këndim: abetarja e gjuhës shqipe.

afetari:

afetarí,-a f. të qenët afetar.