Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anese
anëse:

ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.

anesë:

anés/ë,-a f. anësi.

Të ngjashme:
anësi:

anësí,-aI f. sh. -(të) përkrahje e padrejtë e me paragjykim; kund. paanësi: mban anësi.

anësi:

anësí,-aII f. kryes. sh. -(të) anat. gjymtyrët e njeriut: anësitë e sipërme duart; anësitë e poshtme këmbët.

ankesë:

ankés/ë,-a f. sh. -a(t) kundërshtim me fjalë a me shkresë, zakonisht pranë një organi zyrtar, për një veprim a për një vendim të padrejtë; ankim.

arnesë:

arnés/ë,-a f. sh. -a(t) vend i arnuar; arnë.