Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anes
anës:

ánës ndajf. në anë, në krah: i bie anës; / fig. rrotull, tërthorazi: ia tha anës e anës.

Sinonime / Të përafërta:
rrotull
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...filluan të sheshonin truallin. Ata nuk nguteshin. Atë natë do të flinin te fshatarët, kurse gjenerali, prifti dhe specialisti vendosën të shkonin për të kaluar natën në një qytet të vogël fqinj. Kur u nisën, kishte rënë mbrëmja. Makina ecte ngadalë nëpër udhën kryesore, duke ndriçuar plepat anës rrugës, ndonjë qerre që kthehej nga fusha, oborret e rrethuara me kallama. - Ndalojeni makinën, - tha papritur prifti, në kohën që po kalonin përsëri pranë varrezës së ushtarëve. Shoferi frenoi. - Ç'ndodhi? - pyeti specialisti. Prifti i tregonte me dorë gjeneralit diçka në murin e varrezës. ...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...reja, të ardhur enkas për këtë punë, përvireshin gjithë ditën mbi vendet e dëmtuara. Flitej se provonin mënyra lidhjeje të reja me anë të një përzierje leshi, sere dhe të bardhë veze. Dëmtimi i ri i urës shkaktoi, siç pritej, një furtunë të re parandjenjash të këqija. Njerëzit vinin që nga ana e anës, për të parë me sytë e vet urën e mallkuar, që kishte tërhequr mbi vete mërinë e zanave dhe të orëve. Mosdukja e vendit të dëmtuar e bënte dëmtimin edhe më të frikshëm. Bashkë me udhëtarët kureshtarë u shfaqën edhe një mori rapsodësh, disa prej të cilëve po ktheheshin të zhgënjyer nga një luftë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...vet, t'i shohë tërësisht. Duke kundruar piramidën që ndërton vasha pranë tij, protagonisti, që mund të quhet alias Anton Pashku, thotë sa vijon në lidhje me shikimin prej së afërmi: „tash e shihsha vetëin nji faqe të saj, vetëm nji faqe, madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë,m adje-madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë, sepse nga ajo afërsi nuk mundsha me pa ma shumë, me e pa tanë atë faqe, tanë atë anë, secilën imtësi të saj". Ashtu sheh edhe autori ynë. Në mënyrën e vrojtimit të tij, që në të vërtetë është më tepër persiatje figurative se sa vrojtim analitik-realist, duhet parë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
anas:

ánas,-i m. sh. -(it), edhe si mb., vendës, rrënjës; kund. ardhës: fiset anase.

anas:

ánas (ánazi) ndajf. anash.

aneks:

anéks,-i m. sh. -e(t) shtojcë: kuzhinë me aneks.

anesë:

anés/ë,-a f. anësi.

ane:

ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.