Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anembanë
anembanë:

anembánë ndajf. në të gjitha anët, në çdo vend: u përhap anembanë.

anembanë:

anembánë parafj. (r. rr.) së bashku me një emër shënon të gjitha anët e një vendi a të një hapësire: anembanë Shqipërisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të vërtetën për të, domethënë të shkruai gënjeshtrën, ashtu siç dukej, dhe të vërtetën, ashtu siç nuk dukej, të shënoj ngjarjet e përditshme, që janë të rëndomta si gurët, dhe tmerret e mëdha, që janë afërsisht aq sa ç'është numri i harqeve të saj. Tani karvanet dhe karvanarët po e përhapin anembanë tokës së madhe ballkanike gojëdhënën e therorisë, që kinse u bë në këmbët e urës. Të paktë janë ata që e dinë se kjo nuk ishte një fli kushtuar orëve të ujit, por thjesht një krimi zakonshëm, dëshmitar i të cilit dhe i gjërave të tjera unë do të bëhem përpara mijëvjeçarit tonë. Them mijëvjeçarit...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
anemonë:

anemón/ë,-a f. sh. -a(t) bot. fillikate.