Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aneksoj
aneksoj:

aneks/ój kal., -óva, -úar bashkoj me dhunë me një vend tjetër një vend a një krahinë të pushtuar. / pës. aneksóhet v. III.

Të ngjashme:
anketoj:

anket/ój kal., -óva, -úar bëj një anketë. / pës. anketóhem.

indeksoj:

indeks/ój kal., -óva, -úar ek. lidh vlerën e diçkaje me ndryshimin e treguesve të tjerë të saj: indeksoj çmimet. / pës. indeksóhet v. III.

theksoj:

theks/ój kal., -óva, -úar 1. gjuh. shqiptoj një rrokje a një zanore në fjalë; vë shenjën e theksit kur shkruaj; / shqiptoj me theks një fjalë ose një pjesë të fjalisë. 2. shqiptoj në një mënyrë të veçantë tingujt, fjalët ose fjalitë; ndryshoj zërin kur shpreh ndjenja të caktuara. 3. fig. përqendroj vëmendjen te diçka, e dalloj nga të tjerat; vë në dukje: theksoj rëndësinë (e dikujt a të diçkaje); shtypi theksonte se…; siç theksuam më lart… / pës. theksóhet v. III.

aneksim:

aneksím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. / aneksúar (i, e) mb. që është aneksuar: toka të aneksuara.

aneks:

anéks,-i m. sh. -e(t) shtojcë: kuzhinë me aneks.