Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aneks
aneks:

anéks,-i m. sh. -e(t) shtojcë: kuzhinë me aneks.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zhvilluara në Shqipëri. Zotërimi feudal në Shqipëri, si kudo në Bizant apo në Perëndim, përbëhej nga dy pjesë kryesore: toka e fshatarëve-parikë e ndarë në ngastra (stases) dhe toka e zotërisë që ishte në zotërim të drejtpërdrejtë të tij. Toka e fshatarit përfaqësohej nga shtëpia e tij (zjarri) me anekset dhe me arën, vreshtin, kopshtin etj.. Zotërimi i fshatarit nuk ishte i përqendruar: ai ndahej në shumë ngastra të vogla, shpeshherë larg njëra-tjetrës. Pjesa tjetër e fondit të tokës në një zotërim feudal ishte pronë e drejtpërdrejtë e fisnikut dhe si e tillë administrohej prej tij (paraspori)...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
anës:

ánës ndajf. në anë, në krah: i bie anës; / fig. rrotull, tërthorazi: ia tha anës e anës.

afekt:

afékt,-i m. sh. -e(t) libr. gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie etj.

aneksoj:

aneks/ój kal., -óva, -úar bashkoj me dhunë me një vend tjetër një vend a një krahinë të pushtuar. / pës. aneksóhet v. III.

anemi:

anemí,-a f. sh. -(të) 1. mjek. pagjakësi. 2. fig. mungesë e theksuar fuqie a gjallërie, dobësi.

anesë:

anés/ë,-a f. anësi.