Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ane
ane:

ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.

anë:

án/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. pjesa e diçkaje larg mesit të saj, skaj; skaji më i largët, fundi; pjesa majtas ose djathtas, krah: anët e byrekut; anët e barrës; ana e padukshme e Hënës; ana e prapme (tjetër) e medaljes (edhe fig.); nga të gjitha anët; në anë të anës (të botës) shumë larg; nga ana e anës nga shumë larg; në të katër(në të gjitha) anët kudo; anë e kënd kudo; katër anët e horizontit; ana e diellit lindja; ana e borës veriu; ana e mesditës jugu; fle në një anë fle në brinjë; u kthye nga ana tjetër; marr anët qethem anash; s’i gjendet ana është i pafund; në anë të lumit në breg të lumit; ha ana rëndon barra në një krah; cohës shihi anën, vajzës shihi nanën (fj. u.); / pjesë, tipar, veçori etj. e dikujt a e diçkeje: ana e dobët (e njeriut); e parë nga ajo anë…2. kryes. sh. bised. vend, krahinë: është nga anët tona. 3. edhe fig., njeri, grup njerëzish a pikëpamje përballë një njeriu, një grupi njerëzish a një pikëpamjeje tjetër; palë, krah: ana paditëse; ana e vajzës (e djalit); nip nga ana e gruas; nga ana e jashtme; nga ana teorike; nga ana ime… për mua…; nga njëra (një) anë…, nga ana (më anë) tjetër…përdoret kur kundërvihen ose kur krahasohen dy fakte, dy rrethana etj. 4. edhe fig., mjet a mënyrë për të bërë diçka, ndihmë: me anën e vëllait me ndihmën e vëllait, nëpërmjet vëllait; me anën e një leve; ia gjeti anën.

an:

an,-iII m. sh. -e(t) kyçi i eshtrave.

Sinonime / Të përafërta:
nënë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të neveritshme që po u viheshin sipër ujërave, sikur ato të ishin të dënuara, s'pritej veçse ndonjë gjëmë. Sytë e kryezotit tonë u bënë të mendueshëm. Ai më pa mua një grimë. Njerëzit e "Lundra dhe trape” e vunë re, siç duket, këtë gjë dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të bisedës i mëshuan kësaj ane. Ata filluan të flisnin për urat jo vetëm me përçmim, por si për diçka të rrezikshme. Ishte e qartë se përbindëshi i ujërave, “Lundra dhe trape, ishte në armiqësi të egër me përbindëshin e tokës, që ndërtonte rrugë dhe ura. - Natyrisht, - tha kryezoti ynë, - sera që ai nxjerr është e...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ani:

aní ndajf. bised. 1. pastaj, më vonë. 2. si fj. ndërm. s’prish punë, paçka: ani, do të pres.

anie:

áni/e,-a f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anie pishe dërrasë nga pjesa anësore e trungut; anie e rrotës së qerres vëng; anie are; / qilim i ngushtë që shtrohet në anë të vatrës.

arne:

arné,-ni m. sh. -nj(të) bot. pishë malore, me hala të vogla e të radhitura pesë e nga pesë; keqinë: arneni i zi; arneni i bardhë.