Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës andej-këtej
andej-këtej:

andéj-këtéj ndajf. andej e këtej; sa andej këtej: brodhi andej-këtej.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tregtare, të cilat me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me brendatokën ilire u populluan nga grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen në qendra të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke. Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që banohej atëhere nga liburnët. Nga këtej një valë kolonistësh u vendosën në Dyrrah (627 p.e. sonë, ka shumë gjasë edhe më herët). Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluar nga kolonistë të ardhur nga Dyrrahu. Për gjithë kohën antike midis dy qyteteve u mbajtën lidhje të ngushta ekonomike dhe politike, që janë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...shiturit. Marsh, përjashta! Në mesin e javës, midis atyre që prisnin, ishte edhe një grua shumë plakë, e shoqëruar nga një vajzë e vogël. Plaka ishte fare e rrëgjuar. - Kam djalin atje, - tha me zë të pafuqishëm, - djalin e vetëm, - dhe nxori rizën e nisi ta shpaloste me duart që i dridheshin. Prej andej nxori një telegram të zverdhur nga koha dhe ia zgjati. Ai e lexoi shprehjen e zakonshme të komandës ushtarake, që lajmëronte vdekjet dhe sytë i mbetën te fjalët e fundit "ra për atdhe, në Stalingrad”. - Zonjë, - i shpjegoi ngadalë, - unë do të shkoj në Shqipëri, nuk do të shkoj në Rusi. Plaka...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Kryqëzata e Pestë, e Shtata dhe e Teta, kalorësit e Urdhrit të Tempullarëve, të Urdhrit të Hospitalierëve dhe të Urdhrit të Teutonëve. Këta të fundit pleqtë e moçëm i mbajnë mend. Jo kur shkonin për në Jerusalem, se atëherë ishte viti 1190, por tani vonë, para nja dyzetë vjetësh, kur ktheheshin që andej për në Evropë. Aradhe më të zymta s'ishin parë ndonjëherë, siç tregon plaka Ajkunë. Ecnin ngadalë, të heshtur mbi kuajt e tyre të mëdhenj, që kërcisnin kër-kër gjatë ecjes, dhe prej të cilave nganjëherë, në kohë shiu, rridhte ndryshk. Ktheheshin në veri, kushedi përse, në vendin e tyre nën atë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...provuar të jetë me çdo kusht i ri dhe befasues, i vetëdijshëm se ato përpjekjet për të qenë vetëm i ri përfundojnë shpesh në njëanshmëri, që nuk i sjellin farë kontributi letërsisë sonë Kujdesi i këtillë e ka shpënë që në disa vjersha të përsërisë temat e njohura të poezisë sonë që prej Rilindjes e këtej, të cilat janë përsëritur e bluar aqë shumë sa gati nuk ka mbetur mundësia të nxisin frymëzime dhe shprehje të reja. Të tilla do të ishin: e kaluarja, atdheu, shëmbëlltyra kreshnike e Skëndebeut, zgjimi i popullit tonë nga prapambeturia dhe errësira shekullore, por edhe temat e njohura të poezisë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...pa kurrfarë hyrjeje në temë, i tha se partia e çmonte punën e tij si dramaturg, çka e tregonte fakti që ishte thirrur në Komitet të Partisë për një problem për të cilin të tjerët jepnin sqarime në hetuesi. Pa e mbaruar frazën, ai ktheu kryet nga i panjohuri, i cili merrej me mend se vinte andej. Tjetri dukej i qetë në fytyrë, gati-gati buzëqeshës. - Kemi nevojë për një sqarim, më saktë dy-tri sqarime të thjeshta, - tha ai, duke i ulur sytë mbi ca letra që mbante përpara. - Besoj se do të na ndihmoni. - Patjetër, - u përgjigj dramaturgu. Tek akti i dytë, mendoi. Atje ku shfaqej fantazma...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
andej:

andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej) poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai.

andej:

andéj parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër shënon vendin në anën e përtejme: andej lumit.

këtej:

këtéj ndajf. 1. në këtë anë, në anën ku ndodhemi; në këtë drejtim; kund. andej: prej këtej; më këtej; shih këtej; / në një vend afër ose në një kohë të afërt të papërcaktuar mirë: këtej rrotull; këtej e tutje duke filluar që nga kjo kohë. 2. si rrjedhim i asaj që thuhet: këtej del se…

këtej:

këtéj parafj. (r. rr.) së bashku me një emër tregon vendin që ndodhet më afër folësit: këtej lumit.