Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës andej
andej:

andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej) poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai.

andej:

andéj parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër shënon vendin në anën e përtejme: andej lumit.

Antonime:
këtej
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Kryqëzata e Pestë, e Shtata dhe e Teta, kalorësit e Urdhrit të Tempullarëve, të Urdhrit të Hospitalierëve dhe të Urdhrit të Teutonëve. Këta të fundit pleqtë e moçëm i mbajnë mend. Jo kur shkonin për në Jerusalem, se atëherë ishte viti 1190, por tani vonë, para nja dyzetë vjetësh, kur ktheheshin që andej për në Evropë. Aradhe më të zymta s'ishin parë ndonjëherë, siç tregon plaka Ajkunë. Ecnin ngadalë, të heshtur mbi kuajt e tyre të mëdhenj, që kërcisnin kër-kër gjatë ecjes, dhe prej të cilave nganjëherë, në kohë shiu, rridhte ndryshk. Ktheheshin në veri, kushedi përse, në vendin e tyre nën atë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...shiturit. Marsh, përjashta! Në mesin e javës, midis atyre që prisnin, ishte edhe një grua shumë plakë, e shoqëruar nga një vajzë e vogël. Plaka ishte fare e rrëgjuar. - Kam djalin atje, - tha me zë të pafuqishëm, - djalin e vetëm, - dhe nxori rizën e nisi ta shpaloste me duart që i dridheshin. Prej andej nxori një telegram të zverdhur nga koha dhe ia zgjati. Ai e lexoi shprehjen e zakonshme të komandës ushtarake, që lajmëronte vdekjet dhe sytë i mbetën te fjalët e fundit "ra për atdhe, në Stalingrad”. - Zonjë, - i shpjegoi ngadalë, - unë do të shkoj në Shqipëri, nuk do të shkoj në Rusi. Plaka...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...pa kurrfarë hyrjeje në temë, i tha se partia e çmonte punën e tij si dramaturg, çka e tregonte fakti që ishte thirrur në Komitet të Partisë për një problem për të cilin të tjerët jepnin sqarime në hetuesi. Pa e mbaruar frazën, ai ktheu kryet nga i panjohuri, i cili merrej me mend se vinte andej. Tjetri dukej i qetë në fytyrë, gati-gati buzëqeshës. - Kemi nevojë për një sqarim, më saktë dy-tri sqarime të thjeshta, - tha ai, duke i ulur sytë mbi ca letra që mbante përpara. - Besoj se do të na ndihmoni. - Patjetër, - u përgjigj dramaturgu. Tek akti i dytë, mendoi. Atje ku shfaqej fantazma...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...politikës pushtuese të Filipit, romakët arritën kështu të krijojnë në Ballkan një koalicion të fuqishëm antimaqedon, që ua lehtësoi shumë peshën e luftës përtej Adriatikut. Filipi u njoftua për aleancën në Pela ku ishte duke dimëruar. Duke ditur se gjendja e krijuar në Greqi do ta tërhiqte plotësisht andej, ai vendosi të siguronte më parë shpinën e mbretërisë nga rreziku ilir; ndërmori papritur një ekspeditë kundër tokave të Orikut dhe Apolonisë dhe shkretoi viset fqinje të Ilirisë me Maqedoninë, me qëllim që të linte pas frikë dhe terror. Në pranverë iu kthye Greqisë, por aleatët ia kishin marrë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...e lexuesve, ai kësaj radhe ka mbetur në zgripin e mundësive të këtilla. I tërhequr prej dy dëshirash: dëshirës që të pasojë rrugën e poezisë moderne me përmbajtje e shprehje, dhe dëshirës që të pasojë zërin e një poezie të angazhuar, realiste, ai nuk ka pasur ç'të bëjë tjetër pos të oscilojë kur andej e kur këtej, ashtu siç ka bërë. Në Epshet e gjakut mund të vërehen lehtë pehatjet që janë karakteristike për poetët të cilët lakohen varësisht prej literaturës së lexuar. Jo vetëm lexuesi kureshtar që është i prirur të vërejë shembëllesat më të fshehta, po edhe ai më pak i interesuar për ngjashmëri...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
andaj:

andáj lidh. bised. prandaj.

mandej:

mandéj ndajf. pastaj.

ndej:

nde/j kal., -va, -rë 1. hap e shtrij një rrobë etj. për t’u tharë. 2. shtrij një gjymtyrë ose një pjesë të trupit, zgjat: ndej këmbët; / fig. tendos: ndej të gjitha forcat. 3. parashtroj, paraqit: ndeu mjaft fakte.

abdes:

abdés,-i m. fet. riti i larjes së duarve, të këmbëve e të fytyrës nga myslimanët para lutjeve: marr avdes.