Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës andart
andart:

andárt,-i m. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i çetave të komitëve grekë në shërbim të ushtrisë e të qeverisë shoviniste.

Të ngjashme:
angari:

angarí,-a f. sh. -(të) 1. edhe si mb., punë e detyruar e pa shpërblim; / fig. punë që bëhet pa dëshirë e shkel e shko: punë angari. 2. si ndajf. me detyrim e pa shpërblim; / fig. pa dëshirë e shkel e shko: e bëri angari.

kandar:

kandár,-i m. sh. -ë(t) 1. peshore me bisht të shkallëzuar dhe me një pjatë të varur në tre zinxhirë, ku vihen sendet për t’u peshuar: kokrra e kandarit. 2. fig. bised. masë e duhur; karar: flet pa kandar flet pa i peshuar fjalët.

landar:

landár,-i m. sh. -ë(t) sasi e madhe e diçkaje; tufë e madhe: një landar mish (presh).

landare:

landár/e,-ja f. sh. -e(t) 1. vesh rrushi me kokrra të rralla. 2. lastar kungulli.

mandat:

mandát,-i m. sh. -e(t) drejt. fuqi e plotë që i jepet dikujt për të ushtruar a për të kryer një detyrë gjatë një kohe të caktuar; dokumenti që vërteton këtë të drejtë: mandati i deputetit; komisioni i mandateve; territore nën mandat (hist.) territore të administruara nga Lidhja e Kombeve pas Luftës I Botërore.