Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës andaj
andaj:

andáj lidh. bised. prandaj.

Sinonime / Të përafërta:
prandaj
Të ngjashme:
andej:

andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej) poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai.

andej:

andéj parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër shënon vendin në anën e përtejme: andej lumit.

ndaj:

nda/j kal., -va, -rë 1. largoj njërin nga tjetri dy a më shumë sende, njerëz etj., shkëput; veçoj dy gjëra që janë përzier; lë gruan a burrin; kund. bashkoj: i ndau lufta; asgjë s’na ndan. 2. mbaj të veçuar nga diçka; kufizoj; kund. lidh: e ndau me xham; na ndan një det (edhe fig.) jemi shumë larg nga njëri-tjetri. 3. fig. (zakonisht me mohim) mbaj të shkëputur, nuk e mbaj me vete: nuk e ndan librin (nga dora). 4. copëtoj; pjesëtoj; i bëj pjesë dikujt; shpërndaj: ndaj bukën; i ndau dy kile mish; ndau punën (detyrat). 5. fig. jam i një mendimi me dikë; përjetoj së bashku me të një ndjenjë: ndajmë gëzimet dhe hidhërimet; ndanë të njëjtin mendim. 6. v. III fig. është larg nga një kohë e caktuar: edhe dy javë na ndajnë nga Krishtlindjet. 7. fig. bised. caktoj kohën për një punë; i jap zgjidhje; vendos: e ndanë ditën e martesës; e ndau mendjen vendosi një herë e mirë. 8. e shkëput, e ndërpres: e ndau fëmijën prej gjirit nuk i jep më gji fëmijës; nuk ia ndan sytë. 9. edhe jokal., arrij të shoh; dalloj, shquaj (zakonisht me mohim): s’e ndava dot kush qe.

ndaj:

ndaj parafj. (r. rr.) 1. me një emër ose përemër tregon kohën, pak çaste para së cilës ose me fillimin e së cilës ndodh diçka; afër: ndaj të gdhirë. 2. me një emër tregon njeriun, sendin etj., me të cilin lidhet diçka a bëhet ndonjë krahasim, për të cilin shprehim një ndjenjë, një marrëdhënie etj. ose tregon vendin, njeriun etj., pranë të cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose drejt të cilit lëviz dikush a diçka: dashuria ndaj atdheut; i qëndrueshëm ndaj zjarrit; u kthye ndaj nesh.

ndaj:

ndaj lidh. bised. prandaj: të dua të mirën, ndaj të thashë.