Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë
ançín/ë,-a f. sh. -a(t) anë mali, zakonisht e zhveshur.
aníj/e,-a f. sh. -e(t) 1. mjet i madh për lundrime, vapor: anije udhëtarësh (peshkimi); anije me vela (me avull). 2. mjet i madh për fluturime kozmike: anije kozmike.
áni/e,-a f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anie pishe dërrasë nga pjesa anësore e trungut; anie e rrotës së qerres vëng; anie are; / qilim i ngushtë që shtrohet në anë të vatrës.
akcíz/ë,-a f. sh. -a(t) fin. taksë e veçantë për mallra të forta (si karburantet, duhani, pijet alkoolike): heqja (ulja) e akcizave.
angjín/ë,-a f. sh. -a(t) mjek. pezmatim i cipës së grykës dhe i bajameve.
anilín/ë,-a f. kim. lëng i helmët e me erë të keqe, që nxirret nga katrani i qymyrgurit dhe përdoret për të përgatitur bojëra, barna etj.