Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anatomi
anatomi:

anatomí,-a f. 1. shkencë që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjallë; ndërtimi i organizmit të gjallë a i organeve të tij. 2. fig. zbërthimi i diçkaje për ta studiuar imtësisht.

anatomi:

anatomí,-k, -ke mb. që lidhet me anatominë, i anatomisë; sipas anatomisë: ndarje anatomike e mishit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kundruall foltores dhe duke u çjerrë nëpër kafene, por me qëllim të frymëzimit të kolegëve të mi të pendës që ta pasurojnë letërsinë shqipe me tipe të reja. S'është e drejtë të kemi vende të zbrazura në galerinë e tipeve negative letrare kur i kemi të plotësuara të gjitha vendet e galerisë jetësore. ANATOMIA E PROVINCIALIZMIT Të gjithë njerëzit lindin si provincialistë, sepse lindin në një provincë të caktuar, por shumica prej tyre bëhen dikur të vetëdijshëm se rastësisht do të mund të kishin parë dritën për herë të parë edhe në ndonjë provincë tjetër. Të gjithë njerëzit i kalojnë vitet e fëmijërisë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
anatemë:

anatém/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fet. përjashtim nga bashkësia fetare. 2. fig. mallkim: lëshoi anatema.

anatemim:

anatemím,-i m. veprimi sipas foljes.