Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anash
anash:

ánash ndajf., edhe fig., nga krahët, në anë; anës: pashë anash; i kaloj anash (diçkaje) i shmangem, nuk i jap rëndësi a e trajtoj përciptas, i kaloj anash.

anash:

ánash parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër, që shënon një qenie a një send, në anë ose në krah të të cilit gjendet a lëviz dikush a diçka: anash handekut; anash meje.

Sinonime / Të përafërta:
anës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...poteremëdhenj e të ndotur qenkëshin këta rrugorët. Gjer në fund të prillit mbërritën edhe dy karvanë të tjerë, por puna për ndërtimin e urës nuk filloi veçse me ardhjen e shestuesit. Tani e thërrisnin kryemjeshtër, ngaqë, me sa dukej, ishte po ai që do të udhëhiqte ndërtimin e urës. Gërmimi filloi larg, anash, te shkurrnajat, thua se ura do të ikte andej tutje, sa më larg ujërave. Hapeshin gjithfarë gropash e hullish, që nuk çonin asgjëkund. Të gjithë punonin në rrafshin e tokës, larg ujit, thua se me këtë donin ta gabonin lumin: ne s'kemi punë me ty, e shikon si po rrëmihim larg teje? Rridh i qetë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...të veshura e të krehura sipas modës, godisnin me gishtat e hollë makinat e shkrimit. Trak-trak, trak-trak-trak. Ishte pothuajse një mitralim nën sytë e tyre shpërfillës, të bërë me rimel. I la mënjanë listat themelore dhe nxori listat e tjera, të mbushura plot me shënime dhe me kryqe të vogla anash. Këto ishin listat për gjendjen e eshtrave. Ushtarët nuk ndaheshin sipas njësive ushtarake, por sipas vendeve ku ishin vrarë dhe krahas çdo emri ishte shënuar kuota që u përgjigjej hartave topografike, si dhe gjatësia e ushtarit dhe shënimet për dhëmbët. Ata që ishin gjetur deri tani ishin shënuar...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...një lojë e bukur tingujsh pa të cilën figura do të ishte më modeste, por poetikisht më e kondenzuar. Në të vërtetë një teknikë të tillë të shprehjes poetike, Ali Podrimja e ka huajtur, por duke mos qenë në gjendje ta asimilojë sa duhet, e ka shndërruar në manierë, gati epigoniste. Në qoftë se lihen anash të metat e tilla, atëherë duhet të theksohet se janë më të mëdha vlerat e vargut të Ali Podrimjes. Në vjershat e tij, nëpër të cilat ka aq shumë kontraste të bukura („pas njëmijë vjetësh para një milion vjetësh", „o djall o zot", e të tjera), bien në sy shprehjet e bukura metaforike që, shpesh, si...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
adash:

adásh,-i m. sh. -ë(t) emnak.

avash:

avásh ndajf. bised. ngadalë: ecën (flet) avash.

anas:

ánas,-i m. sh. -(it), edhe si mb., vendës, rrënjës; kund. ardhës: fiset anase.

anas:

ánas (ánazi) ndajf. anash.