Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anarkist
anarkist:

anarkíst,-i m. sh. -ë(t) ithtar i anarkizmit;

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shumti në pushtetet diktatoriale, tek kërrusen edhe ata persona, që s'do të kërruseshin në kushtet e jetës demokratike dhe ku servilizmi, poltronizmi dhe demagogjia janë parakushtet e përparimit. Sistemet ortodokse, në të cilat parimet janë dogma, prodhojnë shumë mediokritete, ashtu siç prodhojnë anarkistë sistemet, në të cilat parimet janë vetëm deklarata. Mediokritete ka mjaft edhe në jetën e përditshme shoqërore, në komunikimin e përditshëm ndërmjet njerëzve. Mediokriteti mund të jetë mediokritet jo vetëm si shkrimtar, piktor, kompozitor, kritik, historian, politikan, nëpunës, por edhe si qytetar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
anarkiste:

anarkíst,-e mb. që ndjek anarkizmin: pikëpamje (lëvizje) anarkiste.

monarkist:

monarkíst,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ithtar i monarkizmit; anëtar i një partie a i një qeverie monarkike; / që përkrah monarkinë dhe përhap monarkizmin: shtypi monarkist.

afarist:

afaríst,-i m. sh. -ë(t) sipërmarrës i madh privat në tregti, në ndërtim etj.

analist:

analíst,-i m. sh. -ë(t) publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.: sipas mendimit të analistëve…

narcist:

narcíst,-i m. sh. -ë(t), edhe si em., njeri që karakterizohet nga narcizmi.