Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anarki
anarki:

anarkí,-a f. sh. -(të) gjendje e çrregullt, kur nuk ka shtet a nuk veprojnë ligjet; pështjellim e rrëmujë, ngaqë mungon drejtimi e organizimi.

Të ngjashme:
anarkik:

anarkí,-k, -ke mb. që është në anarki a që sjell anarki: gjendje anarkike.

anarkist:

anarkíst,-i m. sh. -ë(t) ithtar i anarkizmit;

angari:

angarí,-a f. sh. -(të) 1. edhe si mb., punë e detyruar e pa shpërblim; / fig. punë që bëhet pa dëshirë e shkel e shko: punë angari. 2. si ndajf. me detyrim e pa shpërblim; / fig. pa dëshirë e shkel e shko: e bëri angari.

autarki:

autarkí,-a f. ek. politikë e synim i një shteti për të krijuar një ekonomi kombëtare të mbyllur.

monarki:

monarkí,-a f. sh. -(të) formë qeverisjeje, në të cilën pushteti më i lartë është në duar të një monarku; shtet monarkik; mbretëri: monarki parlamentare.