Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës analogji
analogji:

analogjí,-a f. sh. -(të) 1. libr. ngjashmëri: analogji gjuhësore. 2. logj. mënyrë arsyetimi që, nga ngjashmëria e sendeve a e dukurive në disa tipare, pranohet ngjashmëria e tyre edhe në tiparet e tjera: për analogji…

Sinonime / Të përafërta:
ngjashmëri
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekliziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe, "Mesharin". Ismail Kadareja murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i "shqiptarisë". e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqiptare. Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t'i dhënë mbështetje historike tekstit të...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
analogjik:

analogjí,-k, -ke mb. libr. që bëhet sipas analogjisë; i ngjashëm.

antologji:

antologjí,-a f. sh. -(të) përmbledhje pjesësh të zgjedhura letrare, muzikore etj.: antologji e letërsisë shqiptare.

apologji:

apologjí,-a f. sh. -(të) libr. mbrojtja e dikujt a e diçkaje duke e lavdëruar shumë.

analog:

analóg,-e mb. libr. i ngjashëm.