Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës analog
analog:

analóg,-e mb. libr. i ngjashëm.

Të ngjashme:
analogji:

analogjí,-a f. sh. -(të) 1. libr. ngjashmëri: analogji gjuhësore. 2. logj. mënyrë arsyetimi që, nga ngjashmëria e sendeve a e dukurive në disa tipare, pranohet ngjashmëria e tyre edhe në tiparet e tjera: për analogji…

anuloj:

anul/ój kal., -óva, -úar shfuqizoj një ligj, një vendim etj.; e tërheq a e ndaloj: anuluan mbledhjen (votimin). / pës. anulóhet v. III.

dialog:

dialóg,-u m. sh. -ë(t) rrahje e një çështjeje nga dy a më shumë veta duke biseduar drejtpërdrejt; bashkëbisedim; let. pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet personazheve; kund. monolog: dialog i gjatë (i gjallë).

katalog:

katalóg,-u m. sh. -ë(t) regjistër a libërth ku shënohen tituj botimesh, emërtime bimësh etj., me shpjegime e me ilustrime: katalogu i pullave.

anale:

anále,-t f. sh. hist. vepër ku shënohen vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme të kohës; fig. libr. përmbledhje e ngjarjeve kryesore të një periudhe, e veprimtarisë së një fushe etj.: hyri në analet e historisë.