Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës analizoj
analizoj:

analiz/ój kal., -óva, -úar i bëj analizën diçkaje; shqyrtoj një çështje duke e zbërthyer mirë e duke e parë nga të gjitha anët; kund. sintetizoj: analizoj gjendjen. / pës. analizóhet v. III.

Antonime:
sintetizoj
Të ngjashme:
banalizoj:

banaliz/ój kal., -óva, -úar e bëj diçka banale. / pës. banalizóhet v. III.

kanalizoj:

kanaliz/ój kal., -óva, -úar 1. hap një rrjet kanalesh ujitëse, kulluese etj.: kanalizuan fushën e Myzeqesë. 2. fig. organizoj e sistemoj diçka për zhvillimin e saj të mëtejshëm: kanalizuan kërkimet në fushën e gjuhësisë. / pës. kanalizóhet v. III.

animizoj:

animiz/ój (anim/ój) kal., -óva, -úar libr. shpirtëzoj. / pës. animizóhet (animóhet) v. III.

finalizoj:

finaliz/ój kal., -óva, -úar libr. përfundoj. / pës. finalizóhet v. III.

paralizoj:

paraliz/ój kal., -óva, -úar zakon. v. III 1. mjek. i shkakton paralizë: ia paralizoi krahun (këmbën). 2. fig. bën që të ndërpresë veprimtarinë e gjallë e të ngecë në një vend; ia heq mundësinë që të veprojë lirisht: e paralizoi ekonominë (tregtinë, qarkullimin, jetën e vendit); i paralizuan forcat armike.