Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës analizë
analizë:

analíz/ë,-a f. sh. -a(t) zbërthimi i diçkaje në pjesët ose në elementet përbërëse për të njohur ndërtimin a vetitë e saj, për të zbuluar vlerat a domethënien etj.; kund. sintezë: analiza vjetore e punës; analizë kimike; analiza e gjakut; analizë gramatikore (gjuh.) zbërthimi i fjalëve a i fjalive në pjesët përbërëse:

Antonime:
sintezë
Të ngjashme:
analist:

analíst,-i m. sh. -ë(t) publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.: sipas mendimit të analistëve…

analizoj:

analiz/ój kal., -óva, -úar i bëj analizën diçkaje; shqyrtoj një çështje duke e zbërthyer mirë e duke e parë nga të gjitha anët; kund. sintetizoj: analizoj gjendjen. / pës. analizóhet v. III.

analizim:

analizím,-i m. veprimi sipas foljes.

anilinë:

anilín/ë,-a f. kim. lëng i helmët e me erë të keqe, që nxirret nga katrani i qymyrgurit dhe përdoret për të përgatitur bojëra, barna etj.

katalizë:

katalíz/ë,-a f. sh. -a(t) kim. rritja e shpejtësisë së reaksionit kimik nga një lëndë, e cila vetë nuk ndryshon.