Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës analitik
analitik:

analitík,-e mb. 1. që është zbërthyer me hollësi; që mbështetet tek analiza; kund. sintetik: metodë analitike. 2. gjuh. që karakterizon një gjuhë, në të cilën fjalët janë ose priren të jenë të pandryshueshme dhe për rrjedhim mund të dallohen rrënja dhe elementet gramatikore; që i shpreh funksionet kryesisht me anë të parafjalëve dhe çdo njësi në frazë mbetet relativisht e pavarur nga të tjerat; kund. sintetike: gjuhë analitike.

Antonime:
sintetik
sintetike
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...unë,m adje-madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë, sepse nga ajo afërsi nuk mundsha me pa ma shumë, me e pa tanë atë faqe, tanë atë anë, secilën imtësi të saj". Ashtu sheh edhe autori ynë. Në mënyrën e vrojtimit të tij, që në të vërtetë është më tepër persiatje figurative se sa vrojtim analitik-realist, duhet parë si përparësitë ashtu edhe kufizimet e metodës krijuese të Anton Pashkut: përparësitë, që qëndrojnë në thellimin simbolik të vizioneve, kurse kufizimet, që qëndrojnë në deformimin dhe ngushtimin e madh të tyre. I vetëdijshëm se një ngushtim i tillë mund ta shpierë në iracionalizëm...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
apolitik:

apolitík,-e mb. jopolitik; që karakterizohet nga apolitizmi.

paralitik:

paralitík,-e mb. 1. mjek. që lidhet me paralizën, i paralizës; edhe si em., që është i sëmurë nga paraliza: shfaqje paralitike; i sëmurë paralitik. 2. fig. i amullt: jetë paralitike.

analizim:

analizím,-i m. veprimi sipas foljes.