Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës analist
analist:

analíst,-i m. sh. -ë(t) publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.: sipas mendimit të analistëve…

Të ngjashme:
afarist:

afaríst,-i m. sh. -ë(t) sipërmarrës i madh privat në tregti, në ndërtim etj.

analizë:

analíz/ë,-a f. sh. -a(t) zbërthimi i diçkaje në pjesët ose në elementet përbërëse për të njohur ndërtimin a vetitë e saj, për të zbuluar vlerat a domethënien etj.; kund. sintezë: analiza vjetore e punës; analizë kimike; analiza e gjakut; analizë gramatikore (gjuh.) zbërthimi i fjalëve a i fjalive në pjesët përbërëse:

anarkist:

anarkíst,-i m. sh. -ë(t) ithtar i anarkizmit;

dualist:

dualíst,-e mb. 1. filoz. që lidhet me dualizmin a me dualistët, që i përket dualizmit a dualistëve; që mbështetet në dualizëm: teori (filozofi) dualiste. 2. hist. që është ndërtuar e vepron sipas dualizmit si sistem qeverisjeje.

fatalist:

fatalíst,-e mb., edhe si em., që mbështetet në fatalizëm; që përshkohet nga fryma e fatalizmit: njeri fatalist; qëndrim fatalist.