Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anale
anale:

anále,-t f. sh. hist. vepër ku shënohen vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme të kohës; fig. libr. përmbledhje e ngjarjeve kryesore të një periudhe, e veprimtarisë së një fushe etj.: hyri në analet e historisë.

Të ngjashme:
agave:

agáv/e,-ja f. sh. -e(t) bot. bimë e vendeve të ngrohta, me gjethe të gjata e të tulta, nga të cilat nxirren fije për tekstile, për litarë etj.

analog:

analóg,-e mb. libr. i ngjashëm.

anash:

ánash ndajf., edhe fig., nga krahët, në anë; anës: pashë anash; i kaloj anash (diçkaje) i shmangem, nuk i jap rëndësi a e trajtoj përciptas, i kaloj anash.

anëse:

ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.

anglez:

angléz,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Anglisë ose me prejardhje nga Anglia.