Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anakronizëm
anakronizëm:

anakroníz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) të qenët anakronik; mendim, qëndrim a sjellje anakronike.

Sinonime / Të përafërta:
mendim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mohojnë bindjet e veta para autoriteteve kishtare dhe politike të kohës së tyre në të vërtetë është një gjest filosofik dhe dëshmi e njajsimit të mendimit me veprimin praktitik. Megjithëse që të tri këto shembëlla u takojnë shekujve të shkuar, heshtja si gjest filosofik nuk mund të quhet plotësisht anakronizëm as në kohën tonë, pavarësisht pse ditët tona kërkojnë më tepër angazhim praktik prej krijuesve se sa kohët e shkuara. Si fjalën e shkruar dhe të folur, ashtu edhe heshtjen do të ketë gjithmonë mjaft motive që e kushtëzojnë. Kështu, për shembëll, në kohën e kultit të individit, shumë filosofë, shkencëtarë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"