Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anakronik
anakronik:

anakroník,-e mb. që i zhvendos ngjarjet në një kohë tjetër; që nuk i përshtatet kohës sonë, i vjetruar: mendime anakronike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...strofë: Fjalët e mia t'fundit dashurie Merrni udhë shtektari që tanë botën për të mësyrë Fluturoni zogjtë e mi t'butë të lirisë Anë e kënd Tokës leni çerdhe lumturie Njerëzit të zgjohen tjerë në sofra t'mirësisë. (Marshi në prapavijen e fjalës) të cilën e dëmton mjaft vargu i dytë prozaik dhe anakronik. Në pajtim me preokupimet meditative është edhe prirja e Musa Ramadanit, kur e arësyeshme e kur jo, që disa mendime, disa ndjenja, disa asociacione t'i lëshojë të pakryera, enigmatike, të parrumbullakësuara, me çka, dashtë e pa dashtë, e ka bërë hermetike një pjesë të poezisë së tij. Nuk mund të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"