Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anësor
anësor:

anësór,-e mb. 1. që gjendet në anë të një sendi a të një vendi: mure (faqe) anësore; gjyqtar anësor (sport.) gjyqtar i krahut të majtë a të djathtë në futboll. 2. fig. jokryesor, jothelbësor: çështje anësore.

anësor:

anësór,-i m. sh. -ë(t) pjesa në anë të diçkaje: anësorët e djepit (e samarit) shpatullat e djepit (e samarit); / sport. gjyqtar anësor.

Sinonime / Të përafërta:
jokryesor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...ç'ka ndodhur? -e pyeti dikush idiotin, që po vinte me nxit që andej. - Mos është barksuar muri? - Ura, br, keq, shumë keq, ura, pa, pa, pa, frikë, - u përgjigj ai. Nuk kaluan as disa orë për t'u marrë vesh e vërteta: gjatë natës ura ishte dëmtuar në disa vende. Te këmbët e mesit, në kamaret anësore, e sidomos te harku i porsambaruar, ishin bërë disa të çara, ca si gërvishtje kthetrash, gati të pashpjegueshme. Të zverdhur dyllë, ndihmësit e kryemjeshtrit përpiqeshin të gjenin me mend mjetet me të cilat qenë bërë dëmtimet. Kryemjeshtri, me fytyrë të akullt, mbështjellë me zhgun, i mbante...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
amësor:

amësór,-e mb. amënor.

anësore:

anësór/e,-ja f. sh. -e(t) thurimë anës shtratit të qerres etj.

anor:

anór,-e mb., edhe si em., që mban anën e dikujt; hileqar.

amënor:

amënór,-e mb. 1. që lidhet me nënën; që është veti e nënës: dashuri amënore. 2. gjeol. që është në vendin e ngjizjes fillestare: shtresë amënore.(e naftës).