Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anësi
anësi:

anësí,-aI f. sh. -(të) përkrahje e padrejtë e me paragjykim; kund. paanësi: mban anësi.

anësi:

anësí,-aII f. kryes. sh. -(të) anat. gjymtyrët e njeriut: anësitë e sipërme duart; anësitë e poshtme këmbët.

Antonime:
paanësi
Të ngjashme:
amësi:

amësí,-a f. 1. të qenët nënë. 2. drejt. njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës; / zyrt. emri i nënës (në një dokument).

anëse:

ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.

atësi:

atësí,-a f. të qenët baba i një fëmije; gjendja a ndjenja e burrit si baba; emri i babait në dokumente: njohja e atësisë.

anës:

ánës ndajf. në anë, në krah: i bie anës; / fig. rrotull, tërthorazi: ia tha anës e anës.