Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anë
anë:

án/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. pjesa e diçkaje larg mesit të saj, skaj; skaji më i largët, fundi; pjesa majtas ose djathtas, krah: anët e byrekut; anët e barrës; ana e padukshme e Hënës; ana e prapme (tjetër) e medaljes (edhe fig.); nga të gjitha anët; në anë të anës (të botës) shumë larg; nga ana e anës nga shumë larg; në të katër(në të gjitha) anët kudo; anë e kënd kudo; katër anët e horizontit; ana e diellit lindja; ana e borës veriu; ana e mesditës jugu; fle në një anë fle në brinjë; u kthye nga ana tjetër; marr anët qethem anash; s’i gjendet ana është i pafund; në anë të lumit në breg të lumit; ha ana rëndon barra në një krah; cohës shihi anën, vajzës shihi nanën (fj. u.); / pjesë, tipar, veçori etj. e dikujt a e diçkeje: ana e dobët (e njeriut); e parë nga ajo anë…2. kryes. sh. bised. vend, krahinë: është nga anët tona. 3. edhe fig., njeri, grup njerëzish a pikëpamje përballë një njeriu, një grupi njerëzish a një pikëpamjeje tjetër; palë, krah: ana paditëse; ana e vajzës (e djalit); nip nga ana e gruas; nga ana e jashtme; nga ana teorike; nga ana ime… për mua…; nga njëra (një) anë…, nga ana (më anë) tjetër…përdoret kur kundërvihen ose kur krahasohen dy fakte, dy rrethana etj. 4. edhe fig., mjet a mënyrë për të bërë diçka, ndihmë: me anën e vëllait me ndihmën e vëllait, nëpërmjet vëllait; me anën e një leve; ia gjeti anën.

Sinonime / Të përafërta:
skaj
fundi
krah
vend
krahinë
palë
ndihmë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon bestytninë e njerëzve dhe besimin e tyre te legjenda për t'ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet, "Lundra dhe trape", armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim. Secili duhet të flijohet qoftë për atdheun, partinë, qoftë për brezat e ardhshëm. Ideja e flijimit shfaqet përsëri në vitet '80 te "Bija e Agamemnonit", vepër që, ashtu si “Ura me tri harqe"...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi. Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rroba me anë të vegjës primitive vertikale. Këtë e tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat për tërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë. Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë si kudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...disa aspektesh: prej aspektit filosofik; prej aspektit estetik; prej aspektit etik; prej aspektit psikologjik; prej aspektit politik; prej aspektit sociologjik, e të tjera, kurse secili aspekt mund të jetë interesant, apo jo varësisht prej vetë natyrës së heshtjes dhe kontekstit të saj. Në njërën anë kjo domethënë se heshtja ka filosofinë, estetikën, etikën, psikologjinë, sociologjinë dhe politikën e vet; në anën tjetër, kjo domethënë se ka forma të ndryshme të heshtjes, që poaq sa janë të kushtëzuara prej kontekstit konkret shoqëror poaq janë të kushtëzuara edhe prej motivesh konkrete individuale...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...premiera e një drame, siç ju thashë. Asgjë tjetër s'më kujtohet. Në të vërtetë, iu kujtua biseda e bërë më pas për shkronjën B. Ç'ishte ai trill i shoqes tënde me atë B-në? Aha, ishte përgjigjur vajza. Fantazitë tona. Ka lidhje me vjershën e Migjenit, kushtuar zonjushës B. Për herë të dytë, me anë të lëvizjes së kokës, bëri shenjën se nuk i kujtohej asgjë. U habit dhe vetë me qetësinë që i dha vendimi i atypëratyshëm për të mos qenë më i sinqertë. Askush nuk e meritonte, mendoi. Ata të dy, te tryeza përpara tij, natyrisht. Por jo vetëm ata. Të gjithë. Duke nisur nga e dashura e tij. Nga...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...vete një shok timin të plagosur dhe ndaj të gdhirë ai vdiq, tek po e zvarrisja në hyrjen e një fshati të braktisur. E varrosa vetë, ashtu si munda, prapa kishës së vogël të fshatit dhe ika. Kështu ndodhi. Varrin e tij nuk e di asnjeri dhe prandaj unë erdha te ju, që, kur t'ju bjerë rruga nga ato anë, të mundni ta nxirrni nga toka edhe atë bashkë me të tjerët. - Me siguri, emri i tij duhet të gjendet në listën e të humburve, - tha gjenerali. - Listat janë shumë të përpikta, por ju, sidoqoftë, bëtë mirë, sepse, për të gjetur “të humburit”, ka shumë pak mundësi dhe këtu do të na ndihmojë vetëm...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
ane:

ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.

ani:

aní ndajf. bised. 1. pastaj, më vonë. 2. si fj. ndërm. s’prish punë, paçka: ani, do të pres.

ani:

aní pj. 1. përdoret kur shprehim qesëndi, mospërfillje a mosbesim; pale: ani kush flet! 2. si pasth. përdoret në këngë popullore si thirrje a si mjet poetik plotësues; e po, hajde, hej: ani mora rrugën…

amë:

ám/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. edhe fig., burim: ama a Drinit; ama e çdo të keqeje. 2. bimë a kafshë mëmë. 3. pjesa e kreut në një bllok biletash, faturash etj. 4. anat., bot. vezore.

amë:

ám/ë,-aII (ámëz,-a) f. sh. -a(t) 1. erë tjetër e lehtë që merr një ushqim; kundërmim: amëza e sherbelës. 2. afshi i tokës, i zjarrit etj.