Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amullt
amullt:

ámullt (i, e) mb. që nuk lëviz, i ndenjur; / fig. që nuk ka gjallëri, që nuk zhvillohet; i fjetur: jetë e amullt.

Të ngjashme:
akullt:

ákullt (i, e) mb. 1. që është prej akulli; i ngrirë: shtresë e akullt. 2. edhe fig., shumë i ftohtë: erë e akullt; me sy (me vështrim) të akullt; fjalë të akullta.

amulli:

amullí,-a f. të qenët i palëvizshëm; / fig. mungesë gjallërie e zhvillimi, mbetje në vend; gjendje e fjetur: ka rënë në amulli.

avullt:

ávullt (i, e) mb. 1. në trajtë avulli; i lehtë si avulli. 2. i veshur me avull, i mjegullt.

amull:

ámu/ll,-lli m. sh. -j(t) pellg me ujë të ndenjur.

amull:

ámull ndajf., edhe si mb., pa lëvizur; pa rrjedhur: ujë amull; / fig. i amull.: jetë amull.