Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amulli
amulli:

amullí,-a f. të qenët i palëvizshëm; / fig. mungesë gjallërie e zhvillimi, mbetje në vend; gjendje e fjetur: ka rënë në amulli.

amull:

ámu/ll,-lli m. sh. -j(t) pellg me ujë të ndenjur.

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Një shoqërie, që ardhmërinë e vet e bazon në forcat dhe iniciativat kreative të njeriut, mediokritetet nuk mund t'i kontribuojnë. Ata bëhen të dëmshëm pse krijojnë amulli, inercion, pasivitet. Të zhytur në terrin e gjumit, të komoditetit individual dhe të vetëkënaqësisë, ata krijojnë gjendje të përgjumshme kudo gjenden...

Të ngjashme:
amullt:

ámullt (i, e) mb. që nuk lëviz, i ndenjur; / fig. që nuk ka gjallëri, që nuk zhvillohet; i fjetur: jetë e amullt.

famulli:

famullí,-a f. sh. -(të) fet. njësia më e vogël e organizimit kishtar sipas krahinave, fshatrave a lagjeve, rrethi i shërbimeve fetare të një prifti; përmb. besimtarët e një njësie të tillë.

jamulli:

jamullí,-a f. sh. -(të) mbulesë e leshtë, flokëse; batanije.

amull:

ámull ndajf., edhe si mb., pa lëvizur; pa rrjedhur: ujë amull; / fig. i amullt: jetë amull.