Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ampulë
ampulë:

ampúl/ë,-a f. sh. -a(t) farm. gypth qelqi i vogël e i mbyllur, i mbushur me bar të lëngshëm.

Të ngjashme:
amull:

ámu/ll,-lli m. sh. -j(t) pellg me ujë të ndenjur.

amull:

ámull ndajf., edhe si mb., pa lëvizur; pa rrjedhur: ujë amull; / fig. i amullt: jetë amull.

pulë:

púl/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. shpend shtëpiak, me trup të vogël e me krahë të shkurtër, që mbahet për mishin dhe për vezët; femra e gjelit; sh. tërësia e këtyre shpendëve: pulë shqerake (fushe) pula e zakonshme; pulë deti shpend i madh shtëpiak, me pupla zakonisht në ngjyrë të errët a me pika; femra e gjelit të detit; pulë e egër shpend i egër sa pëllumbi, me pendë ngjyrëkafe në të kuqërreme dhe me kokë të verdhë; femra e gjelit të egër; pulë uji shpend i egër i moçalishteve si shaptorja, me këmbë të gjata; mish pule; ther (rrjep) pulën; fle me pulat fle shumë shpejt; pula e botës të duket më e majme (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë; pula e fqinjës (e tjetrit) të duket patë (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë; kur s’ke pulën, ha (edhe) sorrën (fj. u.) kur s’ke mundësi tjetër pranon diçka më të keqe nga ajo që dëshiron; kur s’ke pula, mos bëj “ish”! (fj. u.) mos u përziej në punë që s’të takojnë!; kur s’ke pula, pse hahesh me dhelprat? (mos u merr me dhelprat!) (fj. u.) mos u përzeij në punë që s’të takojnë!; më mirë një vezë sot, se një pulë mot (fj. u.). 2. fig. njeri i urtë, i ndrojtur e tepër i butë; njeri frikacak, që përulet e nënshtrohet lehtë: është pulë; e bëri pulë (dikë) e vuri nën urdhra; e shtroi, ia theu krenarinë.