Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amortizator
amortizator:

amortizatór,-i m. sh. -ë(t) tek. pajisje për të zbutur goditjet a lëkundjet në makina, në aparate etj.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Apolonisë, të parthinëve dhe të atintanëve, por parthinët shtriheshin në luginën e mesme dhe të epërme të Shkumbinit, kurse atintanët në Çermenikë. Kështu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellë në lindje. Rreth tij pastaj vendosen një sërë zonash të pavarura, që shërbejnë, sikurse thuhet, si amortizatorë për zotërimet romake. Në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës vendoset zotërimi i Demetër Farit, që ndante protektoratin nga Mbretëria Ilire; në lindje zotërimet romake, duke depërtuar thellë deri në burimet e Drinit të Zi, ndanin mbretërinë ardiane nga aleatët e saj maqedonë dhe bllokonin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"