Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amoral
amoral:

amorál,-e mb. libr. i pamoralshëm.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mbrojtjen e kështjellës së Sfetigradit më 1448 e drejtonte një murg nga abacia e Shën Lleshit në Mat. Në fillim të shek. XIV peshkopi i Krujës, Andrea, qe në ballë të organizimit të qëndresës së fisnikërisë shqiptare kundër pushtimit serb. Përveç ushtrimit të armëve, që gjithsesi gjykohej si amoral nga ana e kishës, klerikët shqiptarë përfshiheshin edhe në veprimtari të tjera jofetare, që me kohë u bënë atribut i njerëzve të fesë. Fjala është në radhë të parë për përfaqësimin diplomatik të pushtetit laik, një fushë kjo ku çmoheshin shumë cilësi të tilla si erudicioni, inteligjenca, përmbajtja...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
imoral:

imorál,-e mb., edhe si em., i pamoralshëm: sjellje imorale.

pamoral:

pamorál (i, e) mb. i pamoralshëm.

moral:

morál,-i m. 1. tërësia e parimeve dhe e normave të sjelljes në punë e në shoqëri; sjellja sipas këtyre parimeve: morali dhe shoqëria. 2. mësim a përfundim logjik që nxjerrim nga një ngjarje, nga një fabul etj.: morali i tregimit (i përrallës). 3. ndershmëri; nder: u ndanë për çështje morali. 4. gjendje a forcë e brendshme shpirtërore: morali i ushtrisë është i lartë.

moral:

morál,-e mb. që lidhet me moralin, i moralit; i moralshëm: stimuj moralë; me qëndrim moral të mirë.

admiral:

admirál,-i m. sh. -ë(t) usht. gradë e lartë në flotën detare, e barasvlershme me gjeneralin e armatës; ushtarak që mban këtë gradë.