Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amiant
amiant:

amiánt,-i m. min. asbest.

Sinonime / Të përafërta:
asbest
Të ngjashme:
amanet:

amanét,-i m. sh. -e(t) bised. diçka që ia lë dikujt për ta ruajtur a për t’u përkujdesur për të; porosi për diçka; dëshirë a porosi e fundit para vdekjes: amaneti i babait; e kam amanet; la amanetet.

ambient:

ambiént,-i m. sh. -e(t) mjedis: ambienti shoqëror.

azilant:

azilánt,-i m. sh. -ë(t) ai që është larguar nga vendi i vet për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe ka kërkuar strehim në një shtet tjetër.

impiant:

impiánt,-i m. sh. -e(t) tek. makineri me pajisje që kryen një punë të caktuar në një fabrikë, në një repart prodhimi etj.: impiant elektrik (industrial).

variant:

variánt,-i m. sh. -e(t) libr. lloj a trajtë tjetër e diçkaje; motërzim: variant projekti; varianti i një kënge popullore.