Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ameti
amëti:

amëtí,-a f. 1. llumi i një lëngu në fund të enës, llurbë: amëti vaji. 2. fig. amulli.

Sinonime / Të përafërta:
llurbë
amulli
Të ngjashme:
amti:

amtí,-a f. 1. fundërri. 2. fig. amulli.

amësi:

amësí,-a f. 1. të qenët nënë. 2. drejt. njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës; / zyrt. emri i nënës (në një dokument).

amëtim:

amëtím,-i veprimi sipas foljeve: amëtimi i mishit.

amët:

ámët (i, e) mb. 1. i amësht. 2. i lagësht: rroba të amëta.

mëti:

mëtí,-ni m. sh. -j(të) tundës.