Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amesht
amësht:

ámësht (i, e) mb., edhe fig., i pashije; i pakripë: gjellë e amësht; njeri i amësht.

Të ngjashme:
amështi:

amështí,-a f. të qenët i amësht.

bresht:

bresht,-i m. sh. -a(t) thjerrë.

bresht:

bresht kal. dhe jokal., -a (u), -ur ngrij.

kresht:

kresht,-i m. sh. -e(t) bot. pishë e zezë, borigë.

plesht:

plesht,-i m. sh. -a(t) zool. 1. parazit i vogël në ngjyrë kafe të errët, që kërcen, pickon e thith gjak: sa një plesht shumë i vogël; zë pleshta; kërcen si plesht; më sa bëhet bashkë një grusht pleshta (iron.) nuk mund të bashkohen, të mblidhen e të merren vesh me njëri-tjetrin; s’futen pleshtat në thes (s’mblidhen pleshtat në grusht) (fj. u.). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje kandrrash të vogla dëmtuese të bimëve: pleshti i hardhisë (i mollës, i panxharit, i lakrës, i patates); plesht rëre kandërr si pleshti i zakonshëm, por që nuk kërcen; pleshti i tokës kandërr si pleshti i zakonshëm, në ngjyrë hiri, që dëmton gjethet e bimëve; pleshti i bletës morri i bletës; plesht uji (deti) gaforre e vogël e ujërave të ëmbla, që lëviz duke kërcyer.