Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amerikan
amerikan:

amerikán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Amerikës ose me prejardhje nga Amerika; shtetas i Amerikës.

amerikan:

amerikán,-e mb. që lidhet me amerikanët a me Amerikën, i amerikanëve a i Amerikës: kontinenti amerikan; dollar amerikan.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e tyre, pa ja nënshtruar gjykimit kritik, i përcjellin edhe në fushën e shkencës nacionale. Kështu, për shembëll, mediokritetet e kritikës dhe të shkencës letrare do të pohojnë se çdo pohim i marksistit sovjetik, i strukturalistit francez, i formalistit rus, i fenomenologut gjerman, i linguistit amerikan, i stilistikut italian, i sociologut hungarez janë fjala e fundit, e modës dhe shkencës, që duhet të jetë çelësi më universal, me të cilin do t'i çelin dyert e botës akoma modeste të letërsisë nacionale, të cilat kallauzat e huaj, po u përdoren pa kurrfarë përpunimi, më parë i thejnë se ç'i çelin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Amerika, - tha një plak që rrinte ulur. - Ka nga ata që e kanë harruar fare gjuhën shqipe. - Jo, mor xhaxho, ai është i huaj, -tha ai djali i ngadalshëm. - Dëgjomë mua, ti, - tha plaku, - e di mirë unë këtë punë, nga ata është. Gjenerali e kuptoi se po flisnin për të dhe kujtoi se e morën për amerikan. Ata vazhduan të flisnin mu në hundë të tij, duke u nxehur me njëritjetrin, madje, duke e treguar gjeneralin me gisht, pa u shqetësuar fare për praninë e tij. O Zot, edhe hije po të isha do të tregonin më shumë vëmendje, tha me vete. Aty për aty, mendimi se ai dhe ata ishin qenie të dy botëve...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
amerikane:

amerikán,-e, -ja f. sh. -e(t).

afrikan:

afrikán,-i m. sh. -ë(t) 1. banor vendës i Afrikës ose me prejardhje nga Afrika.

afrikan:

afrikán,-e mb. që ka lidhje me afrikanët a me Afrikën, i afrikanëve a i Afrikës: kontinenti afrikan; gjuhët afrikane.