Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amenor
amënor:

amënór,-e mb. 1. që lidhet me nënën; që është veti e nënës: dashuri amënore. 2. gjeol. që është në vendin e ngjizjes fillestare: shtresë amënore.(e naftës).

Të ngjashme:
amësor:

amësór,-e mb. amënor.

amator:

amatór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që është i dhënë me dashuri pas diçkaje: amator lulesh; / ai që merret me një sport, me art etj. pa e pasur mjeshtëri dhe pa përgatitje të veçantë: piktor amator; grupet amatore.

amendoj:

amend/ój kal., -óva, -úar drejt. i bëj një amendament një ligji, një vendimi etj. / pës. amendóhet v. III.

mendor:

mendór,-e mb. që lidhet me mendjen ose me mendimin, i mendjes ose i mendimit: punë (ngarkesë) mendore; sëmundje mendore.

tenor:

tenór,-i m. sh. -ë(t) muz. 1. zëri më i lartë a më i hollë i burrit; këngëtari që këndon me këtë zë: tenor i parë. 2. vegël muzikore frymore që i përgjigjet nga shkalla këtij zëri.