Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amendoj
amendoj:

amend/ój kal., -óva, -úar drejt. i bëj një amendament një ligji, një vendimi etj. / pës. amendóhet v. III.

Të ngjashme:
çmendoj:

çmend/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar e mendoj disa herë derisa gjej një zgjidhje; e mendoj mirë: mendoj e çmendoj.

mendoj:

mend/ój jokal., -óva, -úar 1. kam aftësinë të gjykoj e të arsyetoj; bie në mendime, mendohem: njeriu mendon; mendo dhjetë herë e fol një herë (fj. u.); / kal. e rrah me mend diçka dhe përpiqem ta kuptoj ose ta zgjidh; kam një mendim ose një përfytyrim të caktuar për dikë a diçka: e mendon punën të lehtë, pa e menduar gjatë. 2. edhe kal., sjell ndër mend, kujtoj: mendon (për) prindërit (për atdheun); / i kushtoj kujdes ose vëmendje dikujt a diçkaje dhe shqetësohem për të: prindi mendon për fëmijët (për të ardhmen e tyre). 3. edhe kal., matem ose ma merr mendja të bëj diçka; besoj, them se…: çfarë mendoni të bëni? mendoj të nisem nesër; mendoj se ai ka të drejtë.

çmundoj:

çmundó/j kal., -óva, -úar e mundoj shumë: e çmundoi djalin.

ofendoj:

ofend/ój kal., -óva, -úar libr. fyej.

shmendoj:

shmend/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar e mendoj mirë diçka, e rrah me mend.