Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amebë
amebë:

améb/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që e ndryshon trajtën gjatë lëvizjes.

Të ngjashme:
amë:

ám/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. edhe fig., burim: ama a Drinit; ama e çdo të keqeje. 2. bimë a kafshë mëmë. 3. pjesa e kreut në një bllok biletash, faturash etj. 4. anat., bot. vezore.

amë:

ám/ë,-aII (ámëz,-a) f. sh. -a(t) 1. erë tjetër e lehtë që merr një ushqim; kundërmim: amëza e sherbelës. 2. afshi i tokës, i zjarrit etj.

amësi:

amësí,-a f. 1. të qenët nënë. 2. drejt. njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës; / zyrt. emri i nënës (në një dokument).

amëti:

amëtí,-a f. 1. llumi i një lëngu në fund të enës, llurbë: amëti vaji. 2. fig. amulli.

anesë:

anés/ë,-a f. anësi.