Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ambasador
ambasador:

ambasadór,-i m. sh. -ë(t) përfaqësues kryesor i shtetit në një ambasade.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zotërimet e Gjon Kastriotit u shtrinë në drejtim të viseve bregdetare dhe u bënë kufitare me ato të Venedikut. Që nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si një partner i rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetet e huaja, ambasadorët e tij shkonin në Venedik, Raguzë e në vende të tjera dhe ai cilësohej prej tyre si zot « shumë i fuqishëm », « i madhërishëm » etj.. Ndërkohë edhe ambasadorë të tyre dërgoheshin pranë Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotërit e tjerë ishin të fuqishëm, prandaj më 1408 ai ishte i pranishëm si garant i paqes, që u nënshkrua në rrethinat e Durrësit, midis Venedikut...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...të përkujton borizanin e mitur, i cili nga do të shkojë dhe kudo të hyjë, pavarësisht prej durimit të njerëzve, do t'i bjerë instrumentit të tij. Goja e mediokritetit është gjithnjë e plotë për shkak se mendja e tij është e zbrazët. Prej radhëve të këtyre mediokriteteve, zakonisht, rekrutohen ambasadorët e të keqes në një mjedis kulturor. Dhe, në qoftë se këto mediokritete mund të jenë ndonjëherë origjinalë dhe të mendojnë me kokë të vet, atëherë janë origjinalë vetëm me xhelozinë ndaj njerëzve të aftë dhe të prirur, në njerën dhe me fushatat kundër tyre, në anën tjetër. Nuk është çudë, prandaj...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ambasadore:

ambasadór,-e, -ja f. sh. -e(t).

ambasadë:

ambasád/ë,-a f. sh. -a(t) përfaqësi diplomatike më e lartë e një shteti në një shtet tjetër.