Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ambasadë
ambasadë:

ambasád/ë,-a f. sh. -a(t) përfaqësi diplomatike më e lartë e një shteti në një shtet tjetër.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...në gjendje të plotësonin as njërin e as tjetrin nga këto kushte. Në prill të vitit 1458 vetë sulltan Mehmeti II u vu në krye të një ushtrie që në 15 maj kaloi fortifikimet e Heksamilit, të cilat mbronin kalimin e istmit të Korintit e u derdhën në Peloponez. Despotët Paleologë nisën me ngut një ambasadë për te sulltani, për t’i dorëzuar një pjesë të haraçit e për t’i dhënë provë të besnikërisë së tyre. Por kësaj radhe Mehmeti II kishte vendosur ta nënshtronte përfundimisht Peloponezin e t’i jepte fund sundimit të despotëve bizantinë. Prej Korintit, ushtria osmane depërtoi drejt jugut dhe u ndal...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ambasador:

ambasadór,-i m. sh. -ë(t) përfaqësues kryesor i shtetit në një ambasade.