Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amator
amator:

amatór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që është i dhënë me dashuri pas diçkaje: amator lulesh; / ai që merret me një sport, me art etj. pa e pasur mjeshtëri dhe pa përgatitje të veçantë: piktor amator; grupet amatore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Eshtrat e një ushtari i kishin gjetur në muzeun e një qyteti fare të vogël në Jug. Muzeun e kishin ngritur ca qytetarë. Në kështjellën e vjetër të qytetit, në një qeli të thellë, ata kishin gjetur, midis të tjerash, edhe eshtrat e një njeriu. Për disa javë rresht, në kafenenë e qytetit, arkeologët amatorë bënin çdo ditë hamendje të ndryshme për këto eshtra. Madje, dy prej tyre ishin duke shkruar një artikull mjaft të guximshëm për ta botuar në ndonjë revistë, kur në qytetin e vogël mbërriti grupi i kërkuesve të eshtrave të ushtarëve. Specialisti kishte kaluar rastësisht nga muzeu dhe menjëherë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të është kryesore që të thotë se Migjeni „e ngriti poezinë dhe sidomos prozën tonë në një lartësi të paparë", se me „Novelat e qytetit të veriut" ai „e ngriti prozën tonë në nivelin e letërsisë së përbotshme", e të tjera të ngjashme. Ai harron se konkluzionet e këtilla, prej të cilave çdo njohësi amator të letërsisë shqipe dhe asaj botërore i çohen flokët e kokës, në qoftë se nuk i kanë rënë, kërkojnë argumentime konsekuente, analiza të hollësishme të veprës së Migjenit e, mandej, edhe krahasime konkrete me veprat e shkrimtarëve që shënojnë nivelin e letërsisë së përbotshme. Ismail Kadare sikur...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
armator:

armatór,-i m. sh. -ë(t) min., ndërt. ai që bën armatesa; armatues.

amatore:

amatór,-e, -ja f. sh. -e(t).

amënor:

amënór,-e mb. 1. që lidhet me nënën; që është veti e nënës: dashuri amënore. 2. gjeol. që është në vendin e ngjizjes fillestare: shtresë amënore.(e naftës).

amësor:

amësór,-e mb. amënor.

amëtoj:

amët/ój kal., -óva, -úar i jap një amëz.