Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amarete
amaretë:

amarét/ë,-a f. sh. -a(t) biskotë me arra a me bajame të shtypura.

Të ngjashme:
dasarete:

dasarét,-e, -ja f. sh. -e(t).

amanet:

amanét,-i m. sh. -e(t) bised. diçka që ia lë dikujt për ta ruajtur a për t’u përkujdesur për të; porosi për diçka; dëshirë a porosi e fundit para vdekjes: amaneti i babait; e kam amanet; la amanetet.

acartë:

acártë (i, e) mb. 1. shumë i ftohtë, i thatë e me ngrica (për motin). 2. fig. i ashpër, i vrazhdë: sjellje e acartë.

marenë:

marén/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe të holla e të tulta, që përdoret kryesisht për zjarr; konopishtë: s’bëhet lundra me dru marene (fj. u.).

marrtë:

márrtë (i, e) mb. i dobët e i paqartë (për dritën); jo i tejdukshëm (për xhamin); i lëbyrtë.