Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amanet
amanet:

amanét,-i m. sh. -e(t) bised. diçka që ia lë dikujt për ta ruajtur a për t’u përkujdesur për të; porosi për diçka; dëshirë a porosi e fundit para vdekjes: amaneti i babait; e kam amanet; la amanetet.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... - tha specialisti, që zbriti. - Një defter, - tha plaku. - Seç shkruante nganjëherë në të. Ja ku është. Specialisti zgjati dorën për ta marrë. Ishte një fletore e zakonshme, e mbushur me shkrim të dendur. - Do të jetë ndonjë amanet i tij, - tha plaku, - ndryshe as që do t'jua jepja fare. Kushedi ç'ka nxirë në të, i gjori. Mbase ia ka lënë ndonjërit me amanet dhentë e dhitë. S'm'u dha ta pyesja. Po dhe në kishte bagëti, me siguri, do t'ia ketë ngrënë ujku. - Falemnderit! - tha specialisti. - Këtu duhet të ketë emrin e tij, me siguri. - Ne e thërrisnim “ushtar", - tha plaku. -...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
alamet:

alamét,-i m. sh. -e(t) bised. 1. gjëmë; e keqe e madhe a fjalë e rëndë: thotë alamete. 2. si mb. shumë i madh (i mirë, i bukur etj.): alamet djali (vajze); alamet shtëpie.

amaretë:

amarét/ë,-a f. sh. -a(t) biskotë me arra a me bajame të shtypura.

amiant:

amiánt,-i m. min. asbest.

imanent:

imanént,-e mb. libr. që është në vetë natyrën e sendit a të dukurisë, që buron dhe kushtëzohet nga vetë kjo natyrë e nga ligjet e brendshme: fuqi (shkaqe) imanente.

magnet:

magnét,-i m. sh. -ë(t) fiz. çelik a metal që ka vetinë të tërheqë sende prej hekuri etj. dhe të shtyjë sendet prej bismuti: polet e magnetit.