Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aman
aman:

amán pasth. thjeshtligj. të lutem!

aman:

amán pj. përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë a të qesëndisë: aman, se s’e duroj dot!; aman, se na çudite!

Të ngjashme:
amin:

amín pj. fet. përdoret në mbarim të lutjeve e të shërbesave, me kuptimin “ashtu qoftë!”.

amon:

amón,-i m. kim. grup i përbërë nga azoti e hidrogjeni, që gjendet në shumë kripëra dhe përdoret në bujqësi etj.: nitrat amoni.

iman:

imán,-i m. fet. besimi si simbol i fesë myslimane; besë: prishi din e iman; s’ka din e iman.

oman:

omán,-i m. sh. -ë(t) bot. shkurre e helmët e vendeve të lagështa, që çel lule të verdha dhe të merme.