Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ama
ama:

amá lidh. bised. por, porse; veçse: e qortoi rëndë, ama kishte të drejtë.

ama:

amá pj. bised. përdoret për të përforcuar habinë, përçmimin, talljen a kundërshtimin: ama dhe ti!; ama fjalë që na the!

amë:

ám/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. edhe fig., burim: ama a Drinit; ama e çdo të keqeje. 2. bimë a kafshë mëmë. 3. pjesa e kreut në një bllok biletash, faturash etj. 4. anat., bot. vezore.

amë:

ám/ë,-aII (ámëz,-a) f. sh. -a(t) 1. erë tjetër e lehtë që merr një ushqim; kundërmim: amëza e sherbelës. 2. afshi i tokës, i zjarrit etj.

Sinonime / Të përafërta:
por
porse
veçse
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...më e lehtë se të hapte ndonjë bisedë. Fishekzjarrët gjëmonin përjashta. - Festojnë fitoren, - tha gjenerali. - Po. Ata vështruan përjashta sesi qielli ndriçohej, sikur nga lart zbriste një helmetë gjigante e skuqur, që xixëllonte e pastaj befas zbehej, ftohej dhe shuhej në gjirin e natës. - Ama punë që na ngarkuan, - tha gjenerali. Ata bënë hamendjen e përsëritur se cila nga të dyja: lufta vetë apo ky shtegtim mortor pas saj ishte më i rëndë. Gjenerali vështroi mëngën e zbrazët të setrës. S'ke nevojë ta thuash se ke qenë në luftë, mendoi. - Kjo është vetë lufta, - tha gjenerallejtënanti...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
aga:

agá,-i m. sh. -llárë(t) 1. hist. pronar tokash, më i vogël se beu; çifligar i pasur, pasanik. 2. bised. keq. ai që mbahet rëndë, sillet vrazhdë e do vetëm të urdhërojë.

aha:

ahá pasth. përdoret kur kujtohemi për diçka papritur, kur arrijmë të kuptojmë diçka ose kur shprehim dyshim, mospërfillje, mosbesim etj.: aha, e kuptova!; aha, s’je aq i zoti!